Klevis Gjeluci 20 vjeçari nga Shkodra që ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët në tetor me historinë e tij ka dalënga gjendja e rrezikut për jetën.
Ai është zgjuar nga gjendja kome dhe po përmirësohet dita- ditës. Gjendja e tij ishte tejet e rëndë dhe falë kontributit të të gjithëve dhe një mrekullie ai sot është gjallë dhe drejt përmirësimit.
I riu shkodran në koma nga 27 shtatori i vitit të kaluar, nisi “udhëtimin e shpresës” drejt Italisë para rreth 6 muajve. Burime pranë familjes të të riut, bënë me dije asokohe për ShkodraWeb se i riu që aksidentua me mjetin e tij në Shkodër, ishte nisur drejt Italisë.
Fillimisht u mendua se udhëtimi do të kryhej me avion, ndërsa duke parë gjendjen e Klevisit, mjekët e një spitali privat në Tiranë, bashkë me familjen e 20 vjeçarit, vendosën që udhëtimi të kryhej me një ambulancë speciale të vënë në dispozicion nga spitali.
Ndërkohë, prindërit, nëna dhe babai i Klevis, mbërritën në Romë ku pritën djalin e tyre të mbërrijë në Itali përmes rrugës tokësore. Mësohet se i riu u shtrua në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali por edhe në Europë e botë.