Shkruan në Facebook kryeministri EDi Rama: “Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë? Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të? Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë❤️.”.
Me nisjen e Elonës drejt Turqisë dy ditë më parë, kryeministri Rama kishte premtuar se, edhe nëse nuk do të sigurohej kurimi i saj në një spital publik në Turqi me të cilët vendi ynë ka marrëveshje, të gjitha shpenzimet do të mbuloheshin nga shteti shqiptar.