Komisar Saimir Rrustemi është rikthyer edhe njëherë në detyrën e shefit të Rendit në Shkodër. I njohur për përgatitjen dhe eksperiencën në punën e tij, vitet e fundit ai ka kaluar një kalvar jo të lehtë.
Rreth dy vite më parë, ai u përfshi në një hetim, si pjesë e një grupi që sipas akuzës së prokurorisë, kishte kryer procedura joligjore lidhur me një tendër, ku komisar Rrustemi ishte thjesht vetëm anëtar i komisionit.
Për këtë ngjarje madje, ai u arrestua nga kolegët e tij por pas tre ditëve, Gjykata e Shkodrës e liroi duke e konsideruar të paligjshëm arrestimin për të vijuar hetimin në gjendje të lirë.
Kjo ngjarje solli jo pak probleme për të, duke u transferuar në Dibër në sallën operative, një pozicion që komisari as nuk e kishte menduar. Megjithatë, ai nuk u dorëzua. Edhe atje punoi si gjithmonë, për të ardhur rreth 1 vit më parë në Komisariatin e Veu Dejësit.
Falë punës së tij, standarteve profesionale por edhe rezultateve të arritura, tashmë me urdhër të drejtorit të përgjithshtëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ai është emëruar shef i Rendit në Shkodër.
Tu priftë e mbara komisar Saimir Rrustemi sepse puna dhe përkushtimi janë “mbrojtja” më e mirë për ty!