Kryeministri Edi Rama deklaron se nesër nis vaksinimi anti COVID-19. Ndonëse fillimisht deklaroi se 10750 dozat e para të vaksinës anti-COVID do të vinin në Shqipëri në javën e tretë të janarit, Rama paralajmëroi dy ditë më parë në mbledhjen e komitetit ndërministror të Emergjencave Civile se vaksinimi mund të niste më herët.
Sot ai shkruan në “Facebook” se vaksinimi do të nisë ditën e enjte duke sjellë me hashtag dhe emrin e fushatës “Shqipëria buzëqesh”.
“LAJM I MIRË?
#ShqipëriaBuzëqesh☀️
Nesër nisim vaksinimin antiCovid19?
#PunëJoGjumë”, shkruan kryeministri Edi Rama.
VIDEO E DITËS