Më në fund, kanë nisur punimet për rikonstruksionin e shtëpisë së gjigandit të letrave shqipe At Gjerg Fishta. Shtëpia ndohet në fshatin Fishtë të Lezhës, ku poeti kombëtar ka jetuar në një periudhë të hershme të jetës së tij. Lajmi është bërë i ditur nga DRTK Shkodër, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook
Shtëpia e Fishtës është një monument kulture i kategorisë II, që do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë me një fond prej 5.9 milion lekë.
Sipas Ministres së Kulturës Elva Margariti, e cila inspektoi nisjen e punimëve për restaurim, mësohet se punimet do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati, madje edhe në oborre.
Kjo godinë është pjesë e “Itinerarit Fishtian”, një rrugëtim në stacionet e jetës së “Homerit shqiptar”. Ky rikonstruksion ka një vlerë të veçantë jo vetëm shpirtërore por edhe materiale. Siç dihet, komunistët ia zhdukën éshtràt poetit kombëtar, pa i lënë një vend ku të afërm por edhe admirues të jetës e veprës së fratit patriot, të mund të vendosin një tufë me lule. Me rikonstruksionin e shtëpisë së Fishtës, çdokush mund të ketë mundësi të shprehë nderimin për atë qç bëri për Shqipërinë, kombin shqiptar e shqiptarët. /ShkodraWeb Media/