Një lajm i mirë është bërë publik para pak minutave. Këngëtari i mirënjohur shkodran Eduard Jubani, ka një përmiërsim në gjendjen e tij shendetësore. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes mediave sociale, miq dhe të njohur të tij.
Prej disa ditësh në Spitalin Rajonal të Shkodrës, tashmë Jubani është larguar nga reparti i Reanimacionit. Ai është transferuar në repartin e Kardiologjisë për ekzaminime të tjera, më të detajuara dhe specializuara, meqë shëndeti i tij është përmirësuar.
LEXONI EDHE: Lajm i keq për artin shkodran, këngëtari i mirënjohur Eduard Jubani shtrohet në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës
Eduard Jubani, i cili pati disa probleme kardiake, u shtrua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, mjekët e të cilit treguan profesionalizëm dhe përkushtim maksimal për këngëtarin e njohur.
Ai duhet të kryejë edhe disa ekzaminime më të hollësishme, duke nisur nga koronarografia. ShkodraWeb i uron shërim të shpejtë këngëtarit, kthim të shpejtë në aktivitet, për ti kënaqur të gjithë me zërin, interpretimin dhe artin që ai rrezaton.