Mjeku shkodran Eno Kanani, është në dhendje të mirë shendetësore. Lajmin e ka dhënë David Hosaflook, personi që inicioi edhe fushatën e mbledhjes së fondeve për dërgimin e tij për kurim jashtë vendi.
“Zoti eshte i mire! Dr. Eno sot nuk ka nevoje per te marre oksigjen. Infeksioni ka rene ne menyre te dukshme. Eshte me i forte. Doktori ka mbetur i cuditur dhe i mahnitur na ecuria e Enos.”, shkruan në një postim në Facebook David Hosaflook, duke përcjellë një lajm të mirë për të gjithë ata që u impenjuan për të ndihmuar mjekun shkodran Eno Kanani.
Mjeku shkodran, u infektua me Covid- 19 dhe gjendja e tij paraqitej mjaft e rëndë. Menjëherë u organizua një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe brenda rreth 18 orëve, shuma e nevojshme për kurim, mundësoi udhëtimin e tij jashtë vendit. /ShkodraWeb Media/