Një lajm i mirë për Shirokën por edhe Shkodrën. Sheshi i ri i rikonstruktuar para disa kohëve, ka terhequr vëmendjen edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Pikërisht ky shesh, duket se është nominuar për një çmim prestixhoz nga Bashkimi Europian. Lajmin e ka shpërndarë përmes një postimi në rrjete sociale ish- zëvendëskryeministrja Senida Mesi, të cilin e ka shoqëruar edhe me foto.
“E lumtur që sheshi i ri në Shirokë, Shkodër, me motive “Qilimi Shqiptar nga zona e Zogaj/Shirokë” është nominuar për Çmimin e BE-së për Arkitekturën Bashkëkohore 2022! Bravo @fondi_shqiptar_i_zhvillimit.”, shkruan Mesi në publikimin e saj në Facebook. Natyrisht, është kënaqësi që pika turistike e Shirokës të jetë në vëmendjen e BE- së, pavarësisht nëse e fiton ose jo çmimin. /ShkodraWeb Media/