Mësues Fatjoni nuk ia doli! Ai iku nga kjo jetë duke lënë në pikëllim të thellë bashkëshorten, dy fëmijët e tij të vegjël, familjen e tij, të afërmit, miqtë, të njohurit por edhe ata që u lutën që Fatjon Sulejmani të kalonte problemin e rëndë shëndetësor. Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta e ka dhënë bashkëshortja, Brilanda.
“Te kena gjithmone ne zemer shpirt jone. Je meleku jone qe na ruan nga lart.“, shkruan ajo, duke e shoqëruar me një foto ku shihet Fatjoni, dy fëmijët e tyre dhe ajo vetë.
Është vërtetë një lajm i trishtë në këtë ditë marsi. Në ditët e para të gushtit të vitit 2020, nisi një maratonë solidariteti, për të mbledhur një shumë monetare për të mundësuar kurimin e fatjonit në Gjermani. Antonjeta Pero, do të kërkonte vëmendjen e çdokujt që kishte mundësi të kontribuonte, duke postuar në rrjete sociale këtë njoftim:
“Ky është Fatjoni 37 vjeç mësues historie në gjimnazin ne Bajze, prind i një djali 6 vjec dhe një vajze 11 muaj. Në Prill 2019 mori vesh diagnozën e tij, një semundje e rrallë neurologjike me emrin sklerozë laterale amiotrofike. Për fat të keq sëmundja prek qelizat nevore dhe çon në paralize deri ne vdekje.
Për momentin i duhet një terapi në Kliniken ANOVA IRM ne Frankfurt Offenbach (https://www.anova-irm.com/…/amyotropic-lateral-sclerosis-als) e cila ofron një terapi me sekretome të qelizave staminale, që rigjeneron qelizat, që sëmundja dëmton. Lutemi ta ndihmojmë Fatjonin, të përmirësohet sado pak, me shpresën që së shpejti një kurë do nxirret për semundjen. Terapia me fillestare kushton 19.500 Euro.”.
Përgjigja ishte e shpejtë dhe brenda pak ditësh, shuma e nevojshme u sigurua dhe shpresohej që Fatjoni të bëhej më mirë. Fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu dhe mësuesi 37 vjeçar u shua… ShkodraWeb Media, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe dhe u gjendet pranë shpirtërisht në këto momente të vështira!