“Mjeshtri i Madh” i violinës, Hetem Qerimaj ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Fatos Qerimaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, “Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”.
Hetem Qerimaj është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, të cilin violina e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës së tij.
Ai ka qenë shumë aktiv dhe në 85-vjetorin e tij mbajti një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, së bashku me breza të tjerë artistësh nga e njëjta familje.