Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar asnjë jetë të humbur nga korona virusi në 24 orët e fundit, por vihet re një rritje të të infektuarve krahasuar me një ditë më parë. Sipas autoriteteve shëndetësore atje ka pasur 166 raste të reja, shumica e të cilave në Shkup. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 224 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 14762 ndërsa i rasteve aktive 2191. Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut shënoi 2 jetë të humbura dhe 145 raste të reja.
…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të të humbjes së jetës SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të humbjes së jetës.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.