Për gjysmën e muajit gusht të këtij viti, mbërritja e turistëve të huaj në Shqipëri ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2019, përpara goditjes nga pandemia.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se nga data 1-15 gusht, në vendin tonë kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj.
Sipas tij, kjo shifër përbën një rritje prej 4.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë” – shkruan Rama.