Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në një sulm me thikë në një supermarket të Hamburgut, siç raporton BBC. Sakaq raportohet se agresori është arrestuar teksa bërtiste: ‘Allahu akbar’. Policia e Hamburgut e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter: “Nuk kemi informacione të qarta për shkaqet e ngjarjes dhe numrin e të plagosurve. Autoritetet kanë lëshuar alarmin për sulm terrorist. Mësohet gjithashtu se policia po kërkon një bashkëpunëtor, që sipas raportimeve të para, thuhet se ndodhej në vendngjarje.