Një lajm i keq për azilkërkuesit shqiptarë ka ardhur sot nga Sekretari për Azil dhe Migracion në Belgjikë Theo Francken, i cili gjatë një vizite në Tiranë u shpreh i prerë se shqiptarët nuk mund të fitojnë azil në Blegjikë.
Theo Francken deklaroi: Belgjika nuk është vend i “arit” ” ku mund të gjeni gjërat që të kërkoni, prandaj mos ejani në Belgjikë për të kërkuar azil pasi nuk do ta merrni atë. Qytetarë shqiptarë, ne kemi bërë gati një sistem që e sjell vendimin për kërkesat për azil shumë shpejt. Kjo do të thotë që brenda pak javësh ne arrijmë në një vendim. Dhe më lejoni të jem fare i qartë. Vendimi për azilkërkim ka për të qenë negativ. Ai do të shoqërohet me një urdhër të menjëhershëm largimi nga territori i Belgjikës, si dhe me një urdhër, i cili ju ndalon hyrjen në të gjithë zonën Shengen.”
Sipas Sekretarit për Azil, shqiptarët renditen në 5 vendet e para që kërkojnë azil në Belgjikë. Ai tha: Shqipëria qëndron në 5 vendet e para për kërkesa të azilit në Belgjikë. Siria, Afganistani dhe Shqipëria. Kjo nuk ka kuptim. Ne i japim azil shtetasve nga Siria. Ne nuk i japim azil shtetasve që vijnë nga Shqipëria. Ky nuk është një vend në luftë.”.