Nga 1 korriku i këtij viti, qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do do të paguajnë më tarifat “Roaming”. Ka qenë vetë ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca, që u ka kujtuar qytetarëve shqiptarë vendimin nga i cili do përfitojnë disa shtete.
“Nga 1 korrik 2021 zero tarifa Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra të ruani karikimin! Ky projekt është financuar nga BE dhe mundësuar nga Regional Cooperation Council (RCC). Tregu i Përbashkët Regjional”, thuhet në postimin e tij në “Twitter”.
Nga 1 korriku, qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do tu duhet më që të rimbushin celularin e tyre dhe të paguajnë tarifa shtesë kur janë në njërin prej këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor.