Një urdhër i Drejtorisë së Policisë Tiranë parashikon që të gjithë të paraburgosurve, t’ju ndalohet konsumimi i cigareve në qeli. Deri më tani të shoqëruarit në komisariate e Tiranës, apo në drejtorinë e Policisë Tiranë, u lejohej konsumi i cigares, por urdhri më i fundit që mban firmën e Ardi Veliut, parashikon se asnjë person nuk mund të konsumojë cigare.
Burime të Report TV nga Drejtoria e Policisë Tiranë bëjnë me dije se urdhri ka disa ditë që është firmosur dhe të shoqëruarve nuk u lejohet më konsumimi i cigareve, pavarësisht nëse janë ta arrestuar në flagrancë, apo të shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Një masë e tillë ka lidhje edhe me ligjin anti-duhan, ku nuk lejohet prija e cigareve në ambientet e brendshme të institucioneve shtetërore.