Evi Kokalari ka reaguar sërish lidhur me largimin e saj nga politika aktive, që ka qenë gjatë kësaj kohe si një mbështetëse e Sali Berishës.
Kokalari thotë se ky largim i saj nuk ka të bëjë me mbështetjen e saj përkundrejt Berishës.
“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.
Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, shkruan Kokalari.