Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi është përfshirë në një debat në rrjetet sociale me tifozët kuqeblu. Ka qenë një publikim në Facebook i Xhaferit, marrë nga shkrimet e shenjta, që ka nxitur tifozët të komentojnë. Duke debatuar dhe përgjigjur tifozëve, Xhaferi ka folur për çeshtjen e borxhit të akumuluar tek Vllaznia por edhe për procesin e licensimit për Kupat e Europës.
Në komentet dhe përgjigjet e tij, Xhaferi është treguar i drejtëpërdrejtë duke dhënë opinionet e tij për të gjitha çeshtjet për të cilat është komentuar nga tifozët e Vllaznisë. Në një moment, ai ka folur hapur duke thënë se “nëse unë jam problemi i Vllaznisë largohem qysh nesër.
“Edhe une jam.tifoz si puna e jote dhe nuk kam qellim mu ul kërkend ne këtë rast. Pastaj askush nuk ka targetin me fol ne emer te tifozave përderisa nuk ka nje shoqate apo grupim për këtë pikë. Gjithsecili flet ne emrin e vehte. Po e cilesoj edhe njehere se e du Vllaznine edhe ma shume se ju,se prej kesaj punet jam ofru te Vllaznia e jam duke dhanë shume leke prej xhepit ,ku askush nuk doli ne keto 10 vite me e dhane 1 pese lekesh.
Gjithsesi jam krenar qe kam kontribu te Vllaznia dhe e bej kete pune me deshiren ma te madhe me ja kthy emrin Vllaznise aty ku e takon. Por nga ana e tjeter ta kesh te sigurt ti e gjithe Shkodra se nese une jam problemi i Vllaznise largohem qysh neser pa asnje problem se nuk jam peng i askerkujt ka dashte Zoti. Ky proces nuk asht i lehte dhe rruga drejt suksesit fillon me privatizimin e Vllaznise.”, shkruan Alban Xhaferi. /ShkodraWeb Media/