Gjykata Kushtetues është tërhequr për të marrë vendimin për vlefshmërinë apo jo të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019.
Pas ka dëgjuar të gjitha palët, drejtuesja e kësaj gjykatë, Vitore Tusha, ka deklaruar se vendimi do të publikohet brenda afateve të caktuara.
Gjatë seancës së sotme palët kanë debatuar me njëra-tjetrën, pasi pala paditëse që është Shoqata e Bashkive ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shpall të paligjshme zgjedhje lokale të vitit 2019.
Sipas tij nuk duhet të marrë parasysh opinioni i Komisionit të Venecias dhe të marrë vendimin. Ndërkohë përfaqësuesit e Kuvendit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë deklaruar se zgjedhjet janë të ligjshme dhe shtyrja e tyre ishte e jashtëligjshme. /tvklan.al/