Shërbimt e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit në bashkëpunim me Njësinë e Posaçme të Kërkimit në Policinë e Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit bënë të mundur kapjen dhe prángosjen e personit në kërkim ndërkombëtar:
Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dënuar me búrgim të përjetshëm .
Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me búrgim të përjetshem për veprën pénale të “Vrásjè me dashje për motive të dobëta”.
Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer vrásjèn për motive të dobëta të një shtetasi.
Për këtë ngjarje ky shtetas ishte arrèstuar dhe ka qenë duke vúajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.
Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pránga pas verifikimeve të hollësishme.
Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.