Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka publikuar përgjimin e dosjes 184, ku ndër të tjera iu kërkohet vota mësuesve për PS-në, pasi përndryshe “fluturojnë jashtë”.
Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama, përkundër propagandës që bën, në të vërtetë keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal.
“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës. ?”, shkruan Bardhi.