Mëngjesin e ditës së sotme, tre lokale në qendrë të Shkodrës, janë shkrumbuar totalisht. Flakët janë shfaqur rreth orës 03.25 minuta, ndërsa vetëm ndërhyrja e zjarrëfikëseve të Shkodrës ka parandaluar më të keqen. Ndërsa fillimisht u tha se nuk ka akoma një shkak të shfaqjes së zjarrit, tashmë duket se ka një version.
Sipas MZSH Shkodër, zjarri ëa shpërthzer nga një bombul gazi që ndodhej në njërin prej lokaleve në katin e parë të një pallati shumë katësh, ku kati i parë janë njësi sherbimi. Menjëherë pas shfaqjes së flakëve, në vendngjarje kanë qenë të pranishme 5 mjete zjarrëfikëse.
Si në këtë rast por edhe në raste të ngjashme, problem mbetet futja e zjarrëfikëseve për të shuar flakët. Ndërtimet në këtë zonë por edhe në zona të tjera, vështirësojnë futjen e mjeteve për të kryer punën e tyre. Fatmirësisht, në ngjarjen e sotme, përveç djegies së tre lokaleve dhe ashensorit të një lokali, nuk ka patur dëmëe në njerëz. /ShkodraWeb Media/