Sali Berisha, ish- presidet, ish- kryeministër, kryetar dhe bashkëthemelues i PD- së, forcë e parë politike e pluralizmit shqiptar pas 1990- ës, feston sot ditëlindjen.
Siç është e kuptueshme dhe siç ka ndodhur në pro përvjetor ditëlindje, Berisha merr me qindra, mbase mijëra urime private e publike. Dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi, ka qenë ndër të parë që e ka uruar publikisht në rrjetet sociale përmes një postimi.
“Lavdia e tij nuk ka nevoje per asgje, e kombit ka nevoje per te! Njeri i lire, qe guxoi te shkruante e te fliste kur nuk guxoi tjeterkush ne 1990. U perball e u be simboli i rrezimit te komunizmit. Themelues i pluralizmit politik,
Hapi Shqiperine me boten dhe me tregun e lire. Dyfishoi pagat & pensionet.
Kontribut pafund per:
NATO,
Kosova e Pavarur,
Levizje pa viza ne BE,
Rruga e Kombit,
Tuneli i Elbasanit
11,000 km rruge, etj.
Nga hero i demokracise sot ne legjende qe perballet me mafien Soros.
Gezuar Ditelindjen President Berisha!”, shkruan Abi Malltezi në Facebook, postim i cili është shpërndarë edhe nga të tjerë në rrjetet sociale.
Sali Berisha u lind në vitin 1944 në Viçidol të Tropojës. Ka qenë ndër mjekët me të njohur para vitit 1990- të dhe pas këtij viti, një nga personat me ndikimin më të madh në fatet e Shqipërisë.