Disa ditë më parë presidenti Xhaferi deklaroi se Vioresin Sinani është pjesë e familjes kuqeblu, pavarësisht se u zëvendësua nga Ndriçim Shtubina si pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë. Madje, Xhaferi përmendi edhe ekipin U-17 ku Sinani mund të vazhdonte të ishte pjesë e klubit shkodran.
Në fakt, Sinani do të ulet në pnakinën e lënë bosh nga Elvis Plori, i cili tashmë është drejtori sportiv i KF Vllaznia. Bomberi më i mirë i historisë së kampionatit shqiptar me 208 gola, do të jetë trajner i Vllaznia U-21.
Sinani, përveç se një nga sulmuesit më të mirë shqiptar në vite, ka patur karrierë si trajner edhe i Kombëtares së femrave. Ai ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të spikatura të futbollit në Shkodër dhe më gjërë.