Lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Pogradec dhe Elbasan. Sipas EMSC tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 11 km, ndërsa epiqendra rreth 23 km në perëndim të Pogradecit. Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në qytetin e Elbasanit, rreth 30 km në drejtim jug-lindje.