Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në derën e një banese në zonën e Freskut në Tiranë. Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në katin e katërt të një banese në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore.
Tashmë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.04.2023, rreth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.