Realizimi i të ardhurave publike në Shqipëri, është në nivelin më të ulët të Europës Lindore, duke lënë pas me 1 pikë përqindje, vetëm Kosovën. Konstatimi bëhet nga ish- këshilltari bashkiak dhe ish- nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja. Përmes një publikimi në faqene tij në Facebook, Nurja konstaton se “lepuri i informalitetit dhe i korupsionit aty fle… dhe është goxha lepur”. Publikimin e tij Nurja e shoqëron edhe me një tabelë për të gjitha vendet, pjeë e të cilës është edhe Shqipëria.
PUBLIKIMI I FATLUM NURJA
Sfida më e madhe e qeverisjes, sot dhe nesër por që ka qenë dhe dje…përveç rritjes ekonomike është dhe realizimi i të ardhurat publike. Për Shqipërinë ato janë 27.3% e GDP. Këto të ardhura në Mal të Zi janë 43.4% e PBB, mesatarja e vendeve të Evropës Lindore janë 35.7% e PBB. (Raporti i NALAS 2020)
Vetëm Kosova është 1 pikë % me keq se ne… Pse nuk flasin për këtë tregues ?! Sepse e dinë që lepuri i informalitetit dhe i korupsionit aty fle… dhe është goxha lepur. Me poshtë tabela për gjithë vendet e SEE.