Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
ICC pretendon se Putin është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë edhe dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
Në urdhrin e gjykatës thuhet se krimet janë kryer në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 kur Rusia nisi pushtimin.
Sipas BBC, Moska ka mohuar akuzat për krime lufte gjatë pushtimit.