Një letër është bërë publike kohët e fundit ku ish-lideri komunist i uron fitoren e Kampionatit Botëror të vitit 1970 që u mbajt në Meksisë.
Atë Botëror Brazili i Pelesë arriti të triumfonte. Hoxha i dërgon një letër homologut të tij, Kryetarit të Partisë Komuniste të Brazilit, Joao Amazonas.
“Urime për fitoren e Kampionatit botëror. Fitorja e këtyre djemve të thjeshtë të popullti brazilian është një fitore e të gjithë proletariatit botëror, kundër imperializmit dhe revizionizmit.
Populli shqiptar ka qenë me mish e me shpirt në këto ditë pranë popullit brazilian dhe kombëtares së tij të futbollit, Rroftë populli brazilian, Lavdi marsizëm-leninizmit”, shkruan Enver Hoxha në letrën e nisur në 15.8.1970./panorama.com.al/sport/