Diferenca ndermjet luftes dhe epidemise…Nje mesazh derguar Dom Gjergj Metes!
Dom Gjergji te pershendes dhe te falenderoj per qendrimin e urte dhe te mencur qe mban ne keto dite shume te veshtire.
Une qe po te shkuaj jam mjek anestezist reanimator, por nderkohe studjues i dhimbjes, me punime me rendesi boterore. Dikur jemi takuar bashke ne kliniken time te dhimbjes, mesa kujtohem nepermejt Tom Doshit.
Sidoqofte. Ajo qe doja te thoja eshte qendrimi i politikes ndaj epidemise.
Kur nje epidemi si kjo e sotmja percaktohet si lufte, sigurisht qe nenkupton se ajo qe te perballohet kerkon nje komandant, te cilin tashme e njohim.
Nderkohe qe epdiemia eshte ceshtje mjeksore dhe mjeket duhet ta perballojne, sebashku me te semurin dhe shume afer me te semuret. Ne kete rast shteti dhe politika duhet te jene ne sherbim te ketyre dy kategorive shoqerise njerezore tw cilet jane ne kete situate.
Gjithashtu, sipas kendveshtrimit tim, kjo qe po behet ka edhe nje efekt akoma me te rende.
Kjo ka kohe qe po ndertohet dhe ujdiset me kujdes, duke ulur ne maksimum figuren e doktorit.
Ju e shikoni qe doktori nuk quhet me doktor, por punonjes shendetesore, njelloj sikur te nderonim fjalen Dom,.me punonjes te fese, pra te fshihej misioni dhe te theksohej pozicioni ne nje strukture adminsistrative,qe quhet sistem.shendetesor.
Ne kete kuader ka kohe (nuk po fles vetem.per Shqiperine) qe spitali promovohet si nje ndermarje dhe jo me si nje vend i cili ka nisur nga njerez te cilet misionin e tyre kishin mbeshtetjen e njerezve ne vuajtje dhe nevoje.
Sot Drejtori ekonomik eshte me i rendesishem se nje doktor ne spitalin ku ai “drejton” tenderat dhe politiken shendetsore.
Ndjesia ime ne kete ceshtje eshte se ky eshte nje plan i cili do te na sillte kete perfundim…
Nepermjet kesaj duke ulur figuren e doktorit i cili eshte nga te paktit njerez qe eshte ne betim ndaj Zotit dhe Njerezve, ata kane arritur qe te vjedhin atributet.
Kjo dihet ku shpie… besimi ndaj doktorit eshte nje njelloj si besimi ndaj religjionit, dmth qe eshte si besimi ndaj kishes, jo sepse kjo eshte e stisur, por sepse nje shoqeri qe te qendroj ne kembë, duhet te BESOJ.
Nese ajo beson tek e verteta, atehere ajo quhet nje shqoqeri e shendosh dhe e afte te perballoj sfidat, nese ajo ndryshon orjentimin dhe beson diku tjeter, si mund te jete politika, paraja ose dhe jetegjatesia, ajo eshte nje shoqeei qe hiqet prej hunde, e pa afte te perballoj sfidat qe i dalin perpara, keshu qe rrjedhimsht e paafte te ndertoj nje te ardhme te shendosh per gjeneratat pasardhese… /Nga mjeku Apostol VASO në formën e një “letre të hapur” për Dom Gjergj META/