I dashurë biri inë Edvin,
Këtunë kabllot na arrinë rregullisht e jemi në korrent për atë që ti bo bënë atje lartë. Biroja jonë, në një nga mbledhjet tëna të çpeshta, vendosi të kooptojë atin tënd në radhët e saj. Po të jap sihariqin, Kristaqi u bë antar Biroje o bir. Krenoju për partinë tënë o bir.
I ngeli pak hatëri Nexhit tim, por e qetësuam duke i thënë se nukë ke mbushur ende vitet e duhura këtunë, në ferr, që të bënjesh antare Biroje. Nuk e zgjati më shumë, u tregua e mençur të paktën.
Meqë situata atynë tek ti nuk është e shëndoshë revolucionare, me konsulltim me shokët tënë, vendosmë që këtë letër, ta çelim me lajmin e mirë që sapo të dhamë për Kristaqin. Ay e meriton të jetë antar Biroje. Përveç meritave të tija, ka meritën e madhe që të nxorri në dritën e partisë tina, krenarija inë më e madhe. Po na a kalon të gjithëve ne së bashku. Durim, i mbushe 22 vite në pushtet qerrata. Je në gjysmë të rrugës tënë, por do na e kalonjësh edhe ne. Për të mirën e partisë tënë, socializmit, popullit tënë të shkëlqier.
Me shokët tënë këtunë, vendosmë të të këshillojmë disa gjëra, që suksesi zt por edhe i tënë, të jetë i sigurtë. Atë Lleshin e Mirditës, mirë bërë. Të kishim thënë se nuk i shërbente revolucionit tënë. A nuk zure mend nga gabimet tona? Harrove se ministrat e brendshëm të qeverive tona që ishin ish- ushtarakë, u vranë, vetëvranë, burgosën, internuan…!? Nejse, mirë që e riparove. Tani kujdesë për emrin tjatër. Na pëlqen shumë ajo goca tënë, nga Kapot e Vlorës së Hysniut tënë. Ajo që ke vënë tek Ushtria tënë Popullore…Hë mo, ajo goca e Xhaçkajve, besnikë të partisë tënë, të popullit e të socializmit. Atë vure. I ka punët mirë edhe me social- imperialistët në Tiranë, edhe me Ambasadoren reaksionare por që na duhet se po na mbron. Meqë ra fjala, dërgonju të falurat tona, jo vetëm asaj por të gjithë miqve tënë që si “imperialistë”, mbrojnë pushtetin tënë si internacionalistë proletarë.
Atë tepelenasin që ke vënë në krye të Policisë tënë Popullore, mbaje edhe ca kohë. Lënja në dorë gocës së Xhaçkajve tënë të gënje zëvendësonjësin. Ka sqimë revolucionare ajo, ka edhe helikopter… Hajgare, hajgare, siç thotë Baca i Kosovës, që e kooptuam edhe atë në Bironë tënë bashkë me Kristaqin. Hë mo, Ramadan Çitaku. I kuptonjë gabimet e bëra atje sipër, bëri autokritikë të shëndoshë revolucionare dhe u rikthye në gjirin tënë, të partisë mëmë.
Ç’ të të thomi tjetër o biri inë! Po na nderon të gjithëve ne, partinë tënë, idealin e saj të shenjtë. Ne nuk i linim të bënin rrëmuja a protesta si i thoni nashi juve. Ti i lejonë, u nd[rsen Policinë tënë Popullore, i lag me ujë, u hedh gaz dhe iu sillesh shpinës me shkop gome. Aferim o bir, aferim. Mbyllua gojën të tërëve, vetëm ashtu rrinë sus. Mos u lini brinjë pa thier halabakëve, kondër revolucionarëve, armiqve të partisë, të socializmit e popullit tënë… Për selinë e partisë tënë në Shkodër, mos u mërzitë o bir. Reaksionare ka qënë gjithmonë Shkodra e shkodrianët… E të gjithë, andej e këndej kufiri, thonë se nuk ka më liberal se Edvini inë!
Porosia tënë e fundit për këtë letër o bir! Me 25 prill 2021, presim me ankth fitorjen tënde që është edhe fitorja tënë. Është fitorja e popullit tënë, e socializmit.
Të përqafim fort të tërë shokët këtunë, i pari unë e pas meje Kristaqi e të tjerët!
Iti, Enver
(Rrethi i 9-të i ferrit tënë, me 14 dhjetor, viti i 35- të i socializmit këtunë)
P.S. Letra mbërriti në redaksinë tonë me postën e zakonshme, por nuk kishte adresë të saktë. E botojmë pa u redaktuar për të ruajtur origjinalitetin e autor- dërguesit.