Biri inë i shtrenjëtë,
Jemi të ngazëllier të gjithë këtunë poshtë. Po kalon nga fitorja në fitorje, edhe pak do të ma kalonjësh edhe mua…
Lexuam me një frimë letrën e parë dhe sapo përpimë edhe të ditën. Për atë vulëhumburin që emëroi doktori inë në vend të tina. Për atë po flasim. Na u bë qejfi shumë, të gjithëve, jo vetëm neve të Birosë por edhe babait tënd.
Me këto letra, po na ndjek me besnikëri në gjurmët tona. Si po ia bënë ti sot Lulit, ia kam bënë unë në 1942- in dhe në 1943-in. I thirra në tavolinë Ballin e Legalitetin, ua futa, i degdisa dhe i nxora trathëtarë. Tinë je akoma në hapin e parë, prit me durim biri inë…sa të gëlltisë karremin tënd… Sa ta hanë sapunin për djathë…vazhdimin e gjen tek veprat e mija, duke nisur nga e 19-a…
Dua të të përgëzonj edhe për gjikatat. Mirë ia bëne edhe Gjikatës së Lartë pas asaj Kushtetonjëse. E çfarë na duhen…, asgjë. As mua nuk më vlenjtën aspak për 45 vite. Ke atynë Gramozin dhe Fatëmirin, të tregonë ata çfarë duhet bënë… Drejtësia duhet të jetë në dorën tënë…, tënde biri inë!
Nuk po të shkruanj më gjatë sepse të duhet të zografisësh letrën e tretë për zëvendësin e doktorit tënë. Vazhdonë kështu, siç e ke nisur, vendi që të kemi zënë këtu poshtë, të pret.
Të përqafonjë me mall, edhe shokët e Birosë, sidomos babai tënd,
I iti, Enver
(Nga rrethi i nëntë i Ferrit)
P.S. Kjo letër ka ardhur me postë elektronike dhe botohet pa redaktime…