Një lëvizje e papritur në dukje në Hipotekën e Shkodrës. Gjok Jaku, i komanduar pas vënies në pranga të Zamir Lekaj, është larguar. Normalisht, nuk është një largim për ti dhënë nxitje punës në institucionin historikisht problematik në Shkodër. Gjok Jaku, ish- prefekt i Shkodër dhe ish- deputet, “i hapën krahun” Genc Berhanit. Nuk është një emër i panjohur në Shkodër sepse me punuar në institucione private të rëndësishme financiare si ABI Bank dhe NOA si shef dege. I diplomuar për financa në Universitetin e Shkodrës në vitin 2006, sapo përfundoi gjimnazin “28 Nëntori”, emigroi në Bolonja të Italisë. Në prill 2018, la punën në NOA dhe tashmë shfaqet si drejtor i Hipotekës së Shkodrës.
Emri i Genc Berhanit, përflitet prej disa muajsh si kandidat për kryetar i Bashkisë së Shkodrës nga rradhët e PS-së. Megjithatë, emri i 35- vjeçarit ka mbetur në hije, duke u diskutuar vetëm në rrethe të ngushta. Me emërimin e tij në krye të Hipotekës, duket se po punohet për amplifikimin e tij mediatik por edhe njëfarë testimi aftësish në një institucion përherë i përfolur. Sipas gjasave, këto 6 muaj do të jenë prova për aftësitë jo vetëm administrative por edhe të komunikimit të Berhanit, i cili tashmë do të jetë i pranishëm edhe në studio televizive. Më herët, si kandidate e mundshme është përfolur edhe Senida Mesi, por duket se zëvendëskryeministrja nuk e sheh me shumë optimizëm kandidimin sepse në Shkodër rrezikon seriozisht mandatin edhe si numri 2 i qeverisë sespe atë të deputetit do të duhet ta dorëzojë para futjes në garë. Berhani është i martuar dhe prind i një fëmije. /ShkodraWeb/