Më datë 26.06. 2018, nga efektivët e policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në aksin rrugor Thumanë – Lezhë, në vendin e quajtur Gjormë, u kap në flagrancë shtetasi :
– Kristal Brati , 25 vjeç, banues në Has.
Ky shtetas i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5, me shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar nga Radari.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua shuma monetare.
Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme. /Njoftim i Policisë së Shtetit/