Një libër i ri tashmë i është shtuar vitrinave të librarive në qytetin e Shkodrës. “Fjalë zemre” me autore Pranvera Bajraktari, pret lexuesit që ta marrin në dorë. Redaktor i librit është shkrimtari e publicisti i mirënjohur Xhahid Bushati.
Autorja Pranvera Bajraktari, bashkë me lajmin për botimin e librit “Fjalë zemre”, përcjell një mesazh edhe për të gjithë ata që mund do ta marin në dorë atë.
“Me anë të librit “Fjalë zemre”, me redaktor Xhahid Bushatin, jam munduar të shpalos sadopak vlera dhe virtyre, ndjenjë, forcë, vullnet dhe nxitje në besimin në Zot, shtim të ndjenjës më të pastër që ekziston në këtë botë: Dashurisë!.
Duajeni njeri- tjetrin me dashuri të sinqertë, në mënyrë që secili nga ne të fitojmë dashurinë e Atij që e krijoi këtë ndjenjë. Lexoni, shkruani, këndoni, kërceni, endërroni por kurrë “MOS U DORËZONI”.
Jeta është e bukur, shijojeni atë!”, përfundon masazhin e saj për librin “Fjalë zemre” autorja Pranvera Bajraktari.
Të gjithë të interesuarit, librin “Fjalë zemre” mund ta gjejnë në libraritë e qytetit të Shkodrës: “Gokaj”, “Ora e Shkodrës” dhe tek “Progresi” (sipër BKT-së). /ShkodraWeb Media/