Vetëm fati duket ka shmangur një tragjedi në aksin rrugor Lezhë- Shkodër. Policia bën me dije se një person i dehur në drejtimin e mjetit të tij, është përplasur me një mjet ku udhëtonte një shkodran. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë përfunduar në spital, prej të cilëve një fëmijë 3 vjeç. Natyrisht forcat e policisë kanë bërë arrestimin e 61- vjeçarit nga Lezha, teksa të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.P, vjeç 61, banues në Lezhë, pasi në rrugën Lezhë–Shkodër, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “BMV X5”, të drejtuar nga shtetasi E.D, vjeç 33, banues në Shkodër, i cili ka devijuar dhe është përplasur me një shtylle sinjalistike, për pasojë janë dëmtuar pasagjeret e mjetit “BMV”-X5, shtetasit A.D dhe fëmija R.K, vjeç 57 e 3, banuese në Shkodër, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë.”, thuhet në njoftimin e policisë Lezhë.