Shkrimtari i mirënjohur shkodran Skender Temali u nda nga jeta me 17 prill 2021, duke lënë pas një krijimtari dhe emër të nderuar edhe përtej Shkodrës. Ditën e sotme, nëse do ishte mes nesh, Skender Temali do të festonte 77 vjetorin e lindjes.
Për ta “sjellë” mes nesh edhe ne artin e tij, ka menduar familja. Sot është publikuar online një roman i lënë në dorëshkrim nga i ndjeri, i cili nga sot mund te aksesohet nga të gjithë. Lajmin e ka dhënë në rrjete sociale vajza e tij, Dea Temali Karakaçi, e cila shkruan:
“Licencë për pandershmërinë” roman nga Skender Temali
Në shtëpinë e librit të babait tonë, sot mund të shfletoni romanin të cilin e kishte lënë në dorëshkrim!
Me kënaqësi njoftoj se sot është publikuar romani i fundit i shkrimtarit Skender Temali me titullin “Licencë për Pandershmërinë”. Ky roman paraqet një rrëfim tërheqës dhe plot emocione për kapërcyellin e jetës në tranzicion, në të cilin jetojmë duke eksploruar sfidat dhe kthjellimet e saj. Me stilin e tij karakteristik, Skender Temali na sjell një ngjarje tërheqëse dhe një univers të veçantë letrar. Kjo krijimtari do të lërë gjurmë në letërsinë shqipe dhe do të jetë një trashëgimi e çmuar për lexuesit e sotëm dhe të ardhshëm.
Kliko linkun më poshtë për të shfletuar të plotë romanin:
https://skendertemali.com/botime/license_per_pandershmerine_skender_temali.pdf