Ambasada Amerikane përmes një postimi në Tuiter bën thirrje për ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese. Ndër të tjera i bëhet apel liderëve politikë që të tregojnë vendosmëri në këtë drejtim, pasi qytetarët nuk kanë pse presin më.
“Është bërë progres me Reformën në drejtësi, por ende duhet punë. Eshtë koha që liderët politikë të tregojnë vendosmëri për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët nuk kanë pse të presin më”, – thotë Ambasada Amerikane në një postim në Tuiter.