Mjaft i ashpër është shfaqur udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, teksa ka reaguar pas shenjestrimit me raketa balistike ndaj dy bazave ajrore amerikane në Irak. Ne nje deklarate bere para shume mbeshtetesve, pak pas “përgjigjes iraniane”, ai ka thene se kjo ishte nje pergjigje ndaj SHBA-së dhe ek.zekutimit të gjeneralit më të lartë iranian Qasem Soleimani.
“I dhamë një shuplakë në fytyrë. Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimet ushtarake të këtij lloji nuk janë të mjaftueshme. E rëndësishme është që prezenca e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”, deklaroi prere ai.
Komentet u bene në një fjalim përpara mbeshtetesve, ku u dëgjuan edhe thirrjet “vd.ekje Amerikës”, teksa shume prej te pranishmeve u ngashëryen ne lot.
Nga sulmi me raketa balistike të nisura nga Irani, u shenjestruan dy baza ajrore amerikane në Irak. Televizioni iranian ka folur për 80 të vd.ekur dhe qindra të pl.agosur, por nuk ka ende nga ana e SHBA të dhëna zyrtare lidhur me pasojat e ketij sulmi.