Vijoleta Markolaj është kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas në Bashkinë Vau Dejës. Zgjedhjet janë zhvilluar ditën e sotme, në prani edhe të kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi.
Sipas njoftimit zyrtar të degës së PD- së Vau dejës, Markolaj është votuar me shumicë votash, ndërsa nuk është bërë publik rezultati i vëtimit. Në përfundim të procesit të zgjedhjeve, Dega e PD- së Vau Dejës falenderon edhe Rregjina Shelqetja për kontributin e dhënë për shumë vite në këtë organizatë.
Bashkë me FRPD- në, Lidhja e Gruas Demokratike është një strukturë shumë e rëndësishme brenda organizimit të Partisë Demokratike. Riorganizimi në prag të 25 prillit, shihet ai një mundësi më shumë për të siguruar fitoren e zgjedhjeve nga opozita. /ShkodraWeb Media/