Enver Hoxha ka qenë një prej diktatorëve më mizor që ka njohur historia botërore. Për shumë vite ai e izoloi vendin tonë, por edhe u mori jetën shumë njerëzve të pafajshëm.
Nuk është hera e parë që përflitet se Hoxha mund të ketë qenë homos#ksual. Këtë herë ka dalë detaje edhe më të rënda. Ka qenë përkthyesi i tij, ai që edhe më herët ka treguar detaje tronditëse. Më poshtë po sjellim disa prej shkrimeve që janë botuar në media prestigjioze në vitin 1987.
Në 10 nëntor 1987 në gazetën greke “Vradhini”, shkruhej:
“Erdha në Greqi për të marrë frymë lirisht. Po. Isha përkthyesi personal i Enver Hoxhës dhe di hollësira të rëndësishme për jetën dhe pasionin e tij prej homos#ksuali! Kam jetuar tronditjen që krijohej në mekanizmin e Partisë të Shqipërisë kur ndodhnin arratisje jashtë shtetit. Shtypen të drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, rënie të ekonomisë, censure, devijime morale. Katalogu është i gjatë!“
Edhe gazeta italiane “La Stampa” ka shkruar në vitin 1987:
“Frika se mos e tallnin e çoi deri në paranojë. Të kundërshtoje marrëdhëniet me udhëheqësin, do të thoshte të dënoheshe me vdekje, e megjithatë ishte seksofob dhe e dënonte homos#ksualizmin me 7 vjet kamp pune të detyruar.’’
Bulka, ish-përkthyesi i Hoxhës ka treguar se ai filloi të hyjë në marrëdhënie homos#ksuale në Paris, ku studioi përpara Luftës së Dytë Botërore dhe se udhëheqësit kryesorë shqiptarë e dinë se ai i vazhdoi marrëdhëniet e fshehta homos#ksuale deri ditën që vdiq.
Edhe gazeta ‘Il Mesaxhero’, e datës 11.11.1987 boton një artikull me titull:
“Zbulimet, Enver Hoxha ishte homos#ksual, paranojak dhe vrasës’ dhe me nëntitull: ‘Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: Enveri i vrau vetë ministrat, dashnoret e tij…’’.
Thuhet se këtë gjë e dinte edh gruaja e Hoxhës, Nexhmija.