Siç ishte paralajmëruar, para parlamentit ka nisur protesta kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar. Ndër të parët që ka marrë fjalën, ishte ambjentalisti i njohur Sazan Guri, aktivist i shoqërisë civile. Ai ka bërë thirrje që të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen për t’i thënë “jo” rivotimit të Ligjit të Teatrit.
“Sot pas 8 muajve, 448 ditëve protestë rezistencë, ku për herë të parë të Shqipërisë, artistë dhe shqiptarë kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe kushtetutën shqiptare. Po vidhet prona publike. Sot fillon një epokë e re, por e shtrembër për shqiptarin. Ne nuk do ti lejojmë të na vënë në gjumë siç bën me kuksianët. Doja ti bëjë thirrje opozitës, dhe të mblidhen për rrëzimin e ligjit. Prandaj, sot është dita e ndarje dhe ne do ta përforcojmë. Ne nuk do të donin, që të përleshemi trup më trup”, tha ai.