Një deputet letonez ka udhëtuar drejt Ukrainës për të luftuar kundër forcave ruse. Lajmi është konfirmuar nga ministri i drejtësisë në Letoni.
Juris Jurass, i cili është kryetar i Komitetit të Çështjeve Ligjore të Parlamentit letonez, i është bashkuar një liste në rritje të luftëtarëve të huaj që po luftojnë në Ukrainë.
“Ai ka dalë vullnetar për të mbrojtur territorin e Ukrainës dhe për të luftuar kundër pushtuesve”, tha të martën Ministri i Drejtësisë, Janis Bordans.
“Ai e mori vendimin bazuar në parimet private dhe morale”, shtoi ai.
Jurass, 46 vjeç, është anëtar i Partisë së Re Konservatore, e cila kryesohet nga Bordans.
Kujtojmë se Ukraina ka krijuar një legjion “ndërkombëtar” për njerëzit nga jashtë vendit që dëshirojnë të bëhen pjesë e forcave të tyre ushtarake.
Ukraine4Freedom, një projekt vullnetar nga studentët në Universitetin Kombëtar të Akademisë së Kyiv-Mohyla, shkroi gjithashtu në Tëitter se Jurass ishte bashkuar me legjionin e luftëtarëve të huaj.
Asambleja Letoneze (Saeima) nuk ka komentuar ende vendimin e deputetit.
Jurass kishte marrë pjesë më parë në protestat kundër luftës në Letoni dhe ishte fotografuar duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jo luftë”.