Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një 37-vjeçare dhe foshnja që sapo kishte lindur kanë ndërruar jetë në QSUT. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur të hënën, dy ditë pas lindjes në maternitet që ishte shoqëruar me komplikacione.
37-vjecarja B.Deliu ka humbur foshnjën në bark të shtunën dhe me pas kanë nisur komplikacionet, që çuan në vdekjen e saj. Pas komplikacioneve, e reja dhe foshnja janë dërguar nga materniteti në QSUT, por nuk kanë arritur të mbijetojnë, duke ndërruar kështu jetë.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.