Mesazhe të forta ka dhënë sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa ka folur për “këmbana alarmi” lidhur me përkeqesimin e lirisë së medias, politikës së përcarë artificialisht dhe shpopullimit të vendit, mes rritjes së dhimbshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë nëpër botë.meta
“Liria e medias është përkeqësuar, kushtet e punës gjithashtu, pas shumë viteve gazetarët u janë kthyer protestave, shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, kurse pronarë e drejtues mediash e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve se e bëjnë vetë”, tha Meta, duke iu referuar raporteve të fundit që dëshmojnë për një media shqiptare pjesërisht e lirë.
“Kufizimet ndaj gjuhës së ur.rejtjes nuk duhet kurrsesi të keqpërdoren me qëllim mb.ytjen e kriktikës ndaj qeverisjes dhe të zgjedhurve, të bindjeve të ndryshme politike, të përkatësisë së besimit fetar apo të kërkesës për llogaridhënie. Ka pasur përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve. Nuk harrojnë dot dramën që shkaktoi mohimi i kësaj lirie në 50 vite të diktaturës, kalvari i vr.asjeve, dënimit dhe cenimit të dinjitetit njerëzor. Pas përmbysjes së regjimit ndodhi revolucion i jashtëzakonshëm mediatik, me një numër të madh mediash. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka korrelacion mes lirive civile dhe demokracisë, sa më e konsoliduar demokracia aq më të mbrojtura janë liritë e individit. Këmabana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit, cenimi i lirive, mungesa e llogaridhënies dhe varfëria janë kushtet kryesore. Polarizimi artificial i jetës politike në vend dhe përdorimi i gjuhës së ur.rejtjes nga politika është ajo që i demotivon shqiptarët që kanë kërkesa të larta që të ikin nga vendi”- tha Meta.
Sipas tij, raporti i para një muaji tregoi se numri i azilkërkuesve për 10 muaj është rritur me 16% krahasuar me vitin e kaluar, në raportoi ne Serbinë e kemi 8.2 herë dhe 11 herë më i lartë me Malin e Zi.
“Tronditës eshte largimi i Agron Tufës, që u kërcënua familjarisht për shkak të detyrës dhe mendimeve të tij, më tronditës mosreagimi per kete largim nga ana e institucioneve dhe nuk reagon askush. As media, gazetarët dhe pedagogët nuk janë e nuk mund të jenë armiqtë nga të cilët duhet të ruhemi. Dhe nuk duhet të trajtohen si të tille”- tha Meta.
Ne fund e ka mbyllur fjalen e tij me nje urim:
“Uroj që viti i ardhëm ti gjejë mediat dhe gazetarët më të lirë, më aktivë dhe më afër të vërtetës, kjo nuk mund të ndodhe më një urim dhe dëshirë, do reflektim të tillë të shoqërisë dhe politikës, sepse një mjedis i përcarë artificial dhe përjashtues nxit ur.rejtjen. Te urojmë që tërmeti të shërbejë si moment ringritje dhe bashkëpunimi se dialogu na siguron demokraci të qëndrueshme dhe frymëzuese për të rinjtë që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre”- tha Presidenti, gjate fjales se mbajtur në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”.