Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së për Shkodrën: Të dashtur bashkëqytetarë, të dalim masivisht e të votojmë të lirë! Të votojmë për ndryshimin!
Për të ndryshuar jetët tona, të ardhmen tonë, të familjeve tona, të fëmijëve tanë. Për kombin, për prosperitetin, për zhvillimin, për një jetë me më shumë mundësi për rininë tonë të mrekullueshme.
I detyrohemi vendit tonë të bekuar, që brezat që të do vijnë të lindin, rriten e zhvillohen në tokën tonë të bekuar nga Zoti, por të dhunuar nga një pakicë që nuk njeh liri e as komb dhe nuk di çfarë është shërbimi ndaj vendit dhe qytetarëve!
Të ardhmen e begatë nuk mund vetëm ta imagjinojmë, për të duhet të luftojmë, pa frikë, pa u influencuar, pa na e mbyllur kush gojën por si qytetarë të lirë e të bindur në zgjedhjen tonë.
Liria nuk ka çmim! Ky është momenti, vota është arma jonë! Fitore