Pasi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk do të vendoset tarifa në Rrugën e Kombit pa mundësuar një zgjidhje optimale për banorët e Kukësit, kryeministri Rama ka nisur aksionin.
Së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, nga zyra e bashkëqeverisjes kreu i Qeverisë ka nisur rreth orës 13:00 një interpelancë me banorë të Kukësit.