Shënim i ShkodraWeb
Logoja e re e RTSH-së, e prezantuar me pompozitet në ditët e fundit të vitit, më solli në vëmendje permendoren e At Gjergj Fishtës përballë Bashkisë Shkodër. Nëse nuk gaboj, u investuan rreth 80 milion lekë të vjetra për disa pllaka një-mbi-një që sipas ideatorëve, tregojnë Gjergj Fishtën përmes turrës së librave. E në fund të permendorës, vetëm pak centimetër mbi tokë u gdhend emri i poetit kombëtar, i cili me shumë, shumë vështirësi mund të shquhet nga një i interesuar për të ditur domethënien e atyre pllakave në mes të Shkodrës. Pra, At Gjergj Fishtën e kemi në mes të qytetit të Shkodrës, aty ku zhvilloi të gjithë aktivitetin e dendur, por nuk mund të identifikohet lehtë si Gjergj Fishta. Sidomos për të huajt apo jabanxhinjtë që vizitojnë qytetin verior.
Më duket se në të njëjtat kushte jemi edhe për logon e re, sipas meje të përçudnuar të RTSH-së. Mirë apo keq, është i vetmi televizion publiko- shtetëror i Shqipërisë, i cili tani me epokën e dixhitalizimit ka hapur edhe disa kanale paralele gjeneraliste, tematike dhe sportive. Në një farë mënyre, është edhe pasqyra zyrtare e vendit tonë në morine e rrjeteve publike- shterore në mbarë globin. Një pjesë e konsiderueshme e prave për ta mbajtur në këmbë këtë media, paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, prandaj çdokush ka të drejtë të japë një opinion.
Në kuptimin e identifikimit si televizion shqiptar, nuk ka asnje ndryshim nga logoja e mëparshme. Dy katrore kuq e zi, kanë zëvendësuar një sferë të kuqe në një trup ë zi të logos së mëparshme. Por ajo që është më e rëndësishme, identifikimi grafik është vështirësuar ndjëshëm. Tek logoja e mëparshme lexohej thuajse lehtësisht RTSH, me gërma shtypi të vogla, të ndërthurura me njëra- tjetrën. Logoja e re formohet nga një tërësi katrorësh që zgjaten pafundësisht horizontalisht dhe është shumë, shumë e vështirë të identifikohet si RTSH. Janë 10 katrorë që vihen njëri- pas tjetrit në dretimin horizontal dme me lartësi 3 katrorë. Me sy të lirë dallohet lehte se raporti gjatësi- gjerësi e ka kthyer logon në diçka të pakuptueshme, sidomos ato që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Pastaj, shtesa në fund të çdo logoje sipas kanalit përkatës (1, 2, 3, Sport, Shqip etj) shton më shumë vështirësinë në identifikimin e tyre. Ata që kanë punuar qoftë edhe një ditë në media vizive e kuptojnë se logoja është elementi i parë identifikues i një televizioni.
Në linjën e transmetuesve publiko- shtetërorë, pa më të voglin dyshim në këtë rast jemi përballë një shpikjeje shqiptare. Mjafton të shohim homologët e RTSH në vendet fqinje si RAI në Itali, ERT në Greqi, PTC në Serbi, RTCG në Malin e Zi, RTK në Kosovë, kanalet publike në Francë, BBC në Britani etj. Janë logo të thjeshta, shumica me gërma nistore lehtësisgt të identifikueshme.
Nuk është e qartë se kush ka qënë ideatori i kësaj logoje, edhe pse shume indicie mund të çojnë drejt një personazhl të njohur publik që i pëlqen ti reklamojë si vepra arti edhe shkarravinat mbi ftesa të ndryshme që i vijnë… Në emër të modernizimit, RTSH ka fshehur identitetin e vet duke e kthyer në një televizion pa emër. Kujt i intereson, është çështje tjetër… ©ShkodraWeb