“Lojna Popullore Fest” ka mbërritur në edicionin e 11-të, tashmë duke marrë përmasa mbarëshqiptare. Në amfiteatrin natyror të Anës së Malit, janë mbledhur sot grupe të rinjsh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Në një ditë me diell që i ngjante më shumë verës se pranverës, të rinjtë janë argëtuar duke luajtur, kënduar e kërcyer.
Ky manifestim i vlerave tona popullore ka hyrë në traditën e Shkodrës, tanimë edhe falë mbeshtetjes së Bashkisë. Në hapje të aktivitetit, ka përshendetur pikërisht kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Një ditë më parë Bashkia hypi dyert edhe për një pritje zyrtare për të gjitha gropet pjesëmarrëse në “Lojna Popullore Fest”, të cilat më pas zbukuruan edhe rrugët e qytetit.