“Lufta dhe paqa…pa pilaf” është komedia që do të ngjitet në datat 15- 16- 17- 18- 19 maj në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Regjisori i shfaqjes Bruno Shllaku, rikthen në skenë së bashku Zef Dedën 68- vjeçar dhe Gëzim Krujën 78- vjeçar, dy nga emrat më të shquar të humorit shkodran e shqiptar. Përkrah këtij binomi janë edhe Drande Xhai, Frederik Fistani, Tan Brahimi, Gac Kodrina, Mimoza Marjanaku si dhe një grup aktorësh të rinj që regjisori ka dëshirë ti lërë si surprizë. Autori i tekstit është një klerik dhe pikërisht Fra Valentin Rroku.
Emrat e mësipërm janë një garanci për suksesin e komedisë, ndërsa ky zhanër i skenës ka shtëpinë e tij në teatrin “Migjeni”. Mbetet vetëm ta shijojmë këtë krijim të ri artistik të artistëve të njohur.